Tmerri nga koronavirusi, rikthehet në vend studentja shqiptare që jetonte në Kinë

Pas frikës nga infektimi me koronavirus, tre studentë shqiptarë që jetonin në Kinë janë nisur ditën e sotme drejt Shqipërisë.

Një studente shqiptare ka mundur të largohet nga Wuhan, qyteti ku po qëndronte në Kinë dhe ka mbërritur në Shqipëri.

Mwsohet se studentja i ka kaluar të gjitha testet dhe nuk ka rezultuar e infektuar.

Megjithatë, ajo po mbahet në monitorim nga autoritetet shqiptare.

Një tjetër studente shqiptare në Wuhan, Silvana Doçi, ka kërkuar të kthehet në Shqipëri, por momentalisht kjo nuk ka qenë e mundur.

Mëngjesin e sotëm u raportua se numri i viktimave ka shkuar në 106.


Shtuar 28.01.2020 13:48