TIRANË/ Ndërtime të paligjshme që mund të merrnin jetë, lista e të arrestuarëve

Pasditen e sotme prokuroria ka lëvizur në qarkun e Tiranës duke firmosur rreth 38 urdhra ndalimi për zyrtarë e ish zyrtarë, apo edhe ndërtues të një sërë godinave që u dëmtuan rëndë prej tërmetit të 26 nëntorit.

Policia ka kryer një megaoperacion veçanërisht në zonat e Vorës, Kasharit e Farkës, ku janë ndaluar deri më tani 27 persona. Aksioni vijon për kapjen e 11 personave të tjerë të shpallur në kërkim. Tashmë janë mësuar emrat e personave të shpallur në kërkim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndër të arrestuarit janë dhe emrat e zyrtarëve e ish zyrtarëve si ish-kryekomunari i Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, por dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

Zyrtarët akuzohen se kanë lejuar ndërtime në një sërë godinash të dëmtuara nga tërmeti, duke i bërë strukturat e tyre më të dobëta e rrjedhimisht të dëmtuara rëndë nga lëkundjet e 26 nëntorit.

Kujtojmë se shumë prej kateve të para të godinave që janë dëmtuar më rëndë nga tërmeti, kanë qenë pikërisht ato pallate ku është ndërhyrë me punime për të bërë lokale apo të tjera shërbim. Sipas prokurorisë, përgjegjësia për dëmet e shkaktuar pas tërmetit të 26 nëntorit bie edhe mbi këta abuzues.

LISTA

Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë

Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
Stela Maze, arkitekte
Anila Harxhi, arkitekte
Merita Kushi
Bukurije Halili
Ali Dyrmishi
Vjollca Hoxholli
Gerti Çalliku
Jani Ikonomi
Qirjako Gjergo
Naim Shehi
Ermir Çina
Adhurim Qehajaj-ish shefi i urbanistikës në bashkinë e Durrësit deri në muajin shtator 2019
Gëzim Shkalla
Pëllumb Fortuzi
Xhevahir Doda
Reis Muça
Hekri Disha
Agim Eski
Faik Fejzo


Shtuar 14.01.2020 18:24