Tirana një vatër e kuqe rreziku, sa raste aktive ka në kryeqytet?

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 149 raste pozitive për koronavirus, ndërsa janë kryer 963 testime gjithsej.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.

Sakaq numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 14 266 raste pozitive.

Janë kryer 963 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemise.


Shtuar 4.10.2020 14:22