Tirana nesër pa energji elektrike, mësoni zonat dhe oraret

OSHEE ka njoftuar se ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Bëhet e ditur se do të kryhen remonte në një nga fiderat e NST Valias dhe NST Mëzez, në orët 09:00-13:00 dhe 09:00-14:00, ndërsa pa drita do të jenë Qerekë, Tapizë, Laknas, Bregu i Lumit, Domje.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 21 gusht

Në vijim të grafikut të punimeve të planifikuara në rrjetin e tensionit të mesëm, në datën 21 gusht do të kryhen remonte në një nga fiderat e NST Valias dhe NST Mëzez. Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 dhe 09:00-14:00

Pa energji do të mbeten këto zona

Pjesërisht: Qerekë, Tapizë, Laknas, Bregu i Lumit, Domje


Shtuar 20.08.2020 15:09