Tirana fitoi 5-1 ndaj Partizanit, Rama poston foton e Gregut: Hall i madh! (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e sotme u luajt derbi Tirana Partizani e cila përfundoi në fitorën e Tiranës 5-1.

Në stadium ishte i pranishëm edhe djali i kryeministrit Rama, Greg Rama, i cili është tifoz i Tiranës.

Pak minuta më parë, Rama ka shpërndarë në “Instagram” një foto të të birit, Grekut, si tifoz bardheblu.

“O Zot, ky me Tironën xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin. Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja”- shkroi Rama, pas derbit të sotëm” tha Rama, teksa postoi edhe foton e të birit.

Kujtojmë se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, Rama është drejtor sportiv i Partizanit. Por edhe numri dy i qeverisë, Erion Braçe është tifoz i thekur i të kuqve. /albeu.com/


Shtuar 28.02.2020 21:58