Tik tok “çmend” deputetin, pështyn telefonin duke folur me Ramën: Unë pëlqej pjeshkën (VIDEO)

Deputetin e opozitës Halit Valteri tashmë mund ta gjeni edhe në “Tik tok”. Mes videove, shfaqet duke provuar edhe trendet e momentit me disa këngë ku mban dy copa mishi në dorë dhe mban secilën prej tyre dhe tenton të hajë secilën prej tyre.

Ndërsa nuk lë pa përmendur politikën pasi bën sikur po flet në telefon me kryeministrin Rama ku tallet duke i thënë “mos më lodh kokën”, ndërsa në një moment shfaqet duke pështyrë pajisjen celulare pasi përgjigja që i vjen është “Përshëndetje Edi Rama jam, si je?”

“Ti je mo, ptu, po ca alo alo më lodh kokën ti do të bësh gallatë tani”, është përgjigja që supozohet se i jep Valteri dhe më pas habitet kur Rama i përgjigjet “Edhe të kollitesh, të tështish, kështu…” Ndërsa në një video tjetër duket sikur është zëri i një politikani tjetër duke thënë: “Unë e pëlqej pjeshkën”, gjë të cilën e ka menduar komike që ta bëjë video dhe ta shpërndajë me ndjekësit.

Në një tjetër video përmenden edhe fjalë të pista, por Valteri nuk hezitoi të bënte një video komike ku shprehet: “Leji llafet, do e bajsh a jo. Nuk rri tu lut b*thën tane baje baje baje gjithë ditën.” Mbetet për të parë se deri kur do të jetë aktiv Valteri apo jo dhe nëse do të rritet fama e tij në këtë rrjet social.


Shtuar 12.08.2020 15:04