Thellohet tragjedia në Turqi, ja sa ka shkuar numri i viktimave

Mediat turke bëjnë me dije se ka shkuar në 15 numri i viktimave të shënuara nga tërmeti.

Deri më tani raportohet për 225 të plagosur dhe rreth 100 ndërtesa të shembura. Sipas mediave turke 8 persona humbën jetën në Elazig dhe 6 të tjerë në Malatya.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për kërkimin e të mbijetuarve, ndërsa temperaturat e ulëta duket se po ia vështirësojnë punën. Njerëzit po qëndrojnë rrugëve nga frika pasi shumë goditje tjera pasuan tërmetin 6.8 ballë.

Deri më tani janë raportuar 35 tërmetet të tjera, pas ngjarjes kryesore, me magnitudë nga 2.7 deri në 5.4.


Shtuar 24.01.2020 22:09