Tha se mungonin veshjet mbrojtëse, shkarkohet mjeku i Urgjencës së QSUT

Mjeku i Urgjencës së QSUT-së, Ilir Allkja që tha se mungojnë mjetet dhe veshjet mbrojtëse për stafin mjekësor është shkarkuar nga puna.

Është vetë Allkja që e ka bërë publik shkarkimin e tij nga puna me anë të një postimi në rrjetin social facebook. Sipas mjekut, largimi nga puna ka ndodhur pa një motivacion!

Të lidhura

None found

Allkja shkruan se kjo është një hakmarrje e kryeministrit Rama dhe Shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.


Shtuar 15.03.2020 07:13