Shtetasi L. D, 52 vjeç kallëzoi në Polici ditën e djeshme se i kanë vjedhur një sasi eurosh në kasafortë.
Por gjërat kanë qenë ndryshe.
Pas marrjes së kallzimit u ngrit grupi hetimor, u shkua në vendngjarje ku u kryen veprimet hetimore nga të cilat rezultoi se banesa s’kishte dëmtime as në dyer, as në dritare dhe kasaforta ishte e padëmtuar.
Ditën e sotme paraqitet sërish shtetasi L. D, në Komisariatin e Policisë Lushnjë ku deklaron se pasi kishte kontrolluar mirë në banesë, e kishte gjetur shumën e lekëve të cilat dyshonte se ja kishin vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim. /albeu.com/