Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Meksikën Jugore dhe Qendrore pasditen e kësaj të marte rreth orës 17:40.
Nuk ka ende raportime për dëme, por tërmeti është regjistruar me magnitudë 7.7 të shkallës rihter.
Sic raportojnë mediat ndërkombëtare, tërmeti ka pasur epiqendër bregdetin e Paqësorit në Oaxaca.
Sipas Associated Press, raportohet se pas kësaj tronditjeje të tokës, pritet një cunam i mundshëm që do të përfshijë Honduras, El Salvador dhe Guatemala.
Sipas dëshmive të para të qytetarëve, tërmeti i fuqishëm ka vijuar për rreth një minutë.
Siç shihet dhe në videot e publikuara në mediat sociale, ndërtesat shkunden bashkë me shtyllat e tensionit, ndërsa në disa pamje të tjera një prej qytetarëve thotë se është tërhequr deti.