COVID-19 ka marrë jetën një pedagogu të njohur në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se si pasoje e infektimit me COVID-19, ka humbur jetën një pedagog i Universitetit Politeknik.
Klement Qerimi, sipas miqve të tij ka humbur jetën si pasojë e prekjes nga virusi.
Një prej tyre shkruan, se pedagogu pak ditë më parë ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua dhe sot ndërroi jetë.
Në tërmetin e 26 nëntorit, Qerimi humbi shikimin përveç shkatërrimit të banesës. /albeu.com/