Tërmeti i fuqishëm shkund Greqinë pas mesnate, ka edhe shtëpi të shkatërruara

Një tërmet me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter goditi rreth orës 2 e 49 minuta pas mesnatës të së premtes Pargan, por raportimet janë se u ndie deri në Patra.

Epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në veri-perëndim të Pargës dhe 7 kilometra në veri të Kanalaki, me një thellësi fokale prej 8.2 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës.

Protothema shkruan se disa orë para këtij tërmeti, pati një tjetër lëkundje me magnitudë 4.3 e shkallës Richter në të njëjtën zonë.

Lëkundja e fortë sizmike u ndje në një distancë të madhe deri në qytetin e Janinës, por edhe në Igumenicë.

Sipas epiruspost.gr në zonën e Kanalaki pati një ndërprerje të energjisë dhe shtëpi të dëmtuara. Sipas raportimeve, të paktën dy shtëpi në Kanalaki u rrëzuan, ndërsa një shtëpi tjetër u rrëzua në fshatin Glyki.


Shtuar 21.03.2020 07:33