Tërmet 5 ballë godet Turqinë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë mbrëmjen e sotme.

Sipas Anadoly Agency, tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë dhe u regjistrua në 7 km thellësi.

Tërmeti u ndje rreth orës 21:00 me kohën lokale, në rrethin Puturge të provincës Malatya.

Guvernatori i këtij vendi, Aydin Barus tha se deri më tani nuk kishte raportime për viktima, megjithëse situata ende po monitorohet.

Ndërkohë, raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në Greqi.


Shtuar 5.06.2020 20:49