Tërmeti i 26 nëntorit i shkatërroi pallatin, banorët çojnë çështjen në SPAK

Banorët e pallatit nr 8, në lagjen 5 të qytetit të Durrësit kanë dërguar çështjen e dëmtimit të banesës së tyre në SPAK.

Banorët pretendojnë se bashkia, instituti i ndërtimit dhe Prokuroria e rrethit gjygjësor Durrës kanë fshehur dëmin real të pallatit. Pas këtij aludimi, banorët do të dorëzojnë pranë SPAK, dokumentat origjinal të ekspertëve.

Pallati në fjalë eshte klasifikuar i banueshëm në nivelin e dëmit DS 2 në një kohë kur inkliminimi i pallatit, është përcaktuar nga ekspertët ne nivelin 51 cm, ndërsa për ekspertët privatë animi është mbi 60 cm.

60 familjet akuzojnë prokurorinë për zvarritje të çështjes, ndërkohë që pallati po cedon çdo ditë e më shumë.


Shtuar 15.09.2020 07:38