Tentoi të vidhte makinën në mes të Tiranës, kapet 52 vjeçari

Një 52 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të vjedhë një automjet.

Shtetasi me inicialet D.H është kapur në flagrancë ndërsa makina i përkiste shtetasit A.L.

Tenton të vjedhë një mjet, arrestohet nga Policia 52-vjeçari.

Nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur në mjetin e shtetasit A. L., në rrugën “Nikolla Jorga”, Tiranë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Tiranës.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”. /albeu.com/


Shtuar 24.01.2020 10:17