Tentoi të shkonte në Greqi por u dyshua për COVID 19, dalin analizat e qytetarit nga Saranda

Një qytetar nga Saranda ka rezultuar negativ pas analizave të kryera ndaj koronavirusit. Rezultati ka ardhur mëngjesin e sotëm nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Qytetari fillimisht tentoi të shkonte në shtetin grek për t’u trajtuar në spital, por u ndalua nga të dy anët e kufirit.

Nga 23 tampone të marrë deri tani në Sarandë, të gjithë rezultojnë negativë.


Shtuar 5.04.2020 06:19