Policia e Shtetit ka vënë në pranga një polic në burgun e Peqinit.
Mësohet se në pranga ka rënë polici pasi tentoi të fuste brenda ambienteve të qelisë 26.1 gram kanabis.
Dyshohet se e kishte fshehur lëndën narkotike brenda pantallonave. Është e paqartë se cili ishte i denuari porositës i kanabisit.
Kujtojmë se në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit vuajnë denimin persona të rrezikshëm të botës së krimit.
