Tentoi të eliminonte babain, shmanget tragjedia në Këlcyrë

Një i ri ka kanosur dhe kërcënuar me jetë babain e vet në Këlcyrë.

Fatmirësisht, policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar tragjedinë.

U arrestua në flagrancë shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në fshatin Ballaban, Këlcyrë.

Shtetasi i mësipërm, në fshatin Ballaban, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën babain e tij, shtetasin T. B., 66 vjeç.

Menjëherë, sapo kanë marrë njoftimin, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar një krim të mundshëm në familje.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 9.01.2020 10:23