Tentohet të grabitet qendra komunitare në Shkodër

Një tentativë grabitje është regjistruar në Shkodër, në Qendrën Komunitare “Për Familjen” nr. 5 të Bashkisë Shkodër.

Ngjarja është regjistruar në orët e vona të së shtunës, ndërkohë që punonjësit e qendrës kanë evidentuar dëmin mengjesin e hënës kur kanë parë vjedhjen e rrethimit në pjesën e pasme, por edhe dëmtimin që i është bërë pjesës së murit ku grabitësit kanë bërë gati gjithcka për të hyrë në pjesën e prapme të qendrës komunitare.

Kryetari i Rajonit Nr.5, Pal Pepa një intervistë për mediat ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ndërkohe që i ka bërë thirrje policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje.

Tentativat e grabitjes por edhe dëmtimet ndaj pronës publike, nuk jane raste të izoluara në territorin e Bashkisë Shkodër, ndërkohe që kjo qendër është dëmtuar edhe gjatë vitit të kaluar.

Bashkia Shkodër fton qytetarët të bashkëpunojnë për mbrojtjen e pronës së përbashkët pasi çdo dëm është një kosto që rëndon mbi taskapaguesit shkodranë.


Shtuar 27.01.2020 14:00