Teatri nuk ka vdekur është këtu. Rroftë Teatri! Këtu tek ne në fillim doli banda, pastaj doli kontrabanda, pastaj anti-kontrabanda.
Aktori Mehdi Malkaj në fjalën e mbajtur para protestuesve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, tha se demokracia do të vijë kur ligji të sundojë për të gjithë.
Ai tha se kryeministri është i pari që shkel ligjin dhe kjo është për të vënë kujën.
Malkaj: Teatri nuk ka vdekur është këtu. Rroftë Teatri! Këtu tek ne në fillim doli banda, pastaj doli kontrabanda, pastaj anti-kontrabanda.
Ky vend do të rregullohet kur të zhduken këto të treja. Dhe këto banda, kontrabanda dhe antikontrabanda, së pari duhet vendosur demokracia dhe për mua demokraci do të thotë diktaturë e ligjit, që nga kryeministri.
Jo sa del një ligj i pari, e shkel kryeministri. Kjo është kuja. Më keni mbytur me dashurinë që më falni, nuk ua kthej dot të tërëve.