Ditën e djeshme pak para mesnate ka ndodhur një ngjarja e rëndë në zonën e Jalës, jashtë klubit “Folie Marine”.
Dëshmitarët thonë se ka pasur të shtèna me armë pasi janë konfliktuar dy grupe të njohura në botën e krimit.
I riu i identifikuar me inicialet S.D., i cili është qëlluar me armë ishte nën shoqërinë e disa personave dhe pati një shèrr brenda ambienteve të lokalit dhe më pas dolën jashtë.
Për këtë ngjarje të rëndë nuk ka ende një reagim nga Policia e Shtetit.