Të pandreqshëm! Vatër e re në Krujë, 11 dasmorë të infektuar me COVID-19

Shqiptarët e kanë të vështirë të ndjekin rregullat edhe në një kohë të vështirë si pandemia që po kalojmë.

Dasmat vijojnë të bëhen, edhe pse rëndom thuhet se tavolinat janë në distanca të konsiderueshe, duke harruar që koronavirusin mund ta marrin edhe duke kërcyer të kapur dorë për dore.

Mësohet se 11 raste të reja në Krujë janë infektuar pasi morën pjesë në një dasmë.

Shpeshherë pronarët e lokaleve që organizojnë ceremoni martesore janë ndëshkuar me gjoba, por edhe ky fakt nuk ka ndikuar aspak në ndalimin e dasmave.

Vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 6 pacientë nga koronavirusi. /albeu.com/


Shtuar 14.08.2020 16:35