“Të bardhë” nëpër lokale, Fevziu tregon për herë të parë si e mori Ministrin e Brendshëm në telefon

Blendi Fevziu ka folur mbrëmë në Opinion në lidhje me pasuritë e paluajtshme të grupeve kriminale si dhe për influencën që kanë me politikanë, deputetë e zyrtarë të tjerë të lartë.

Në këtë aspekt, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka treguar për herë të parë një histori që i ka ndodhur disa kohë më parë.

“Emisioni Stop ndërsa bënte një investigim për shpërndarjen e drogës, ra në shpërndarje të frikshme në lokalet e natës në Tiranë. Para se ta çonin këtë gjë, personalisht kam folur me ministrin e Brendshëm duke menduar që kemi fëmijë, dhe i kam thënë është problem serioz.

Premtoi që do merrej. Rezultoi që u mor disa muaj më pas, se kërkonte një periudhë kohe. Ndaluan disa persona, kapën lokale të përshtatura për kokainë. Dhe ministri i Brendshëm dhe Kryeministri kishin marrë 40 mesazhe të nesërmen, gjysma nga deputetë dhe nga politikanë që thonin ‘pse i bini në qafë këtyre të shkretërve’. Kështu pra është problemi. Dolën ata të gjithë”, u shpreh Blendi Fevziu. /albeu.com/


Shtuar 31.01.2020 07:30