Egli Hazizolli dhe Mikeljacn Baca janë dy të rinjtë të arrestuar në Londër pasi u kapën me 14 kilogramë kokainë të klasit A, dhe me një sasi prej 300 mijë stërlina.
Por, dy djemtë nga Elbasani nuk janë të panjohur për drejtësinë shqiptare. Ata janë të skeduar edhe për krime të tjera në Shqipëri, e që mesa duket e kanë përcjellë edhe në Angli.
Sipas një njoftimi të policisë, makina e dy të rinjve nga qyteti i Elbasanit, u ndalua në rrugën Camrose Avenue, Edgëare, në Londër. Momentalisht të dy të rinjtë janë mbyllur në burg nga gjykata nën akuzë për “Posedim dhe tentativë shitje droge klasi A” dhe “Pastrim parash”.
Emrat e këtyre personave i janë përcjellë dhe policisë së Shtetit, e cila nga verifikimet e kryera ka konstatuar se dy të arrestuarit Hazizolli dhe Mikeljan Baca, janë pjesë e një grupi në Elbasan, që vepron në Angli, ku specialiteti i tyre është trafikimi dhe shitja e kokainë në disa qytete të Mbretërisë së Bashkuar.