Edhe presidenti Vladimir Putin është vetëizoluar në banesë pasi mjeku me të cilin shtrëngoi dorën një javë më parë ka rezultuar i infektuar me COVID-19.
Informacionin e mësipërm e ka konfirmuar zëdhënësi Dimitry Peskov.
Ky i fundit është shprehur se presidenti rus do të marrë të gjitha masat e nevojshme.
Raportohet se ai po qëndron aktualisht në rezidencën presidenciale në Novo-Ogaryovo jashtë Moskës, nga ku edhe zhvillon me video-konferencë mbledhjet e kabinetit qeveritar.