Dashi
Në mendjen tuaj do keni argëtimin daljet dhe shijimin. Ndërkohë mund të jeni të paqartë në lidhje me ndjenjat ose të lini pak pas dore një takim personal.
Demi
Mund të fitoni në një loj fati apo në një marrëveshje të fshehtë dhe kjo do ju rrisë më shumë sigurinë në të ardhmen tuaj. Një takim me dikë të afërt ju emocionon por edhe ju ndryshon ndjenjat
Binjakët
Do keni një vajtje ardhje të çështjeve ekonomike ku një here ju vjen nje mundësi dhe një here ju ikën KUJDES me shpenzimet dhe me premtimet që mund të beni këtë periudhe
Gaforrja
Hëna do jetë në shenjën tuaj dhe do takohet me Aferditën. Kjo sjell situata të këndshme dhe ndryshime pozitive në jetën tuaj që mund të jenë personale apo pune
Luani
Sot vendosni me vendosmëri për ecurinë e jetës tuaj sidomos në çështjet erotike por edhe në bashkëpunimet me jashtë apo me vendimet shumë të rëndësishme. Do keni një takim të fshehtë romantik i cili mund të ndikoj në planet tuaja
Virgjëresha
Shume rezultative sot në çështjet ekonomike dhe kjo do bëjë që të sqaroni çdo detyrim apo të ardhur në bashkëpunim me të tjerët apo me partnerin në çift. Takimi me një femer do ju ndryshoj botkuptimin në planin erotik
Peshorja
Një ndryshim i mirë në çeshtjet e karrierës dhe të punës që vjen në një moment që e ndjeni të nevojshëm. Nëse jeni ne pritje të një propozimi edhe në jetën personale kjo mund të bëhet realitet.
Akrepi
Një propozim pune apo vijueshmërie të mirë në çështjet ekonomike do ju vij nga largë apo në bashkëpunim me një punë që ka të bëjë më shumë me femrat
Shigjetari
Një çeshtje e rëndësishme ekonomike ju përmirësohet dhe ju sjell një mundësi të mirë të realizoni një plan apo projekt shume personal apo një dëshirë tuajën
Bricjapi
Një femër e afërt e familjes do ndërhyj shumë në jetën tuaj ndoshta për mirë dhe ju do jeni në këtë periudhe shumë të angazhuar në këtë marrëdhënie për të arritur një qëllim apo një bashkëpunim me fitim
Ujori
Puna do jete shumë e mirë dhe një udhëtim pune apo një ndryshim pozitiv në përditshmërinë tuaj do e zbukuroj këtë fundjave së tepermi
Peshqit
Shumë mundësi për dalje dhe flirte dhe për argëtim ju jepet gjatë kësaj fundjave. Por rastet e shumta mund t’ju lënë pa gjë konkrete duke u shpërndarë në emocione e duke qënë të pavendosur. Por do ju bëjnë një dhuratë të mirë