Supergrabitja në Rinas, Rama publikon momentin e arrestimit të vëllezërve Çala (VIDEO)

Ditën e djeshme 300 efektivë policie e forca të RENEA-s mundën të arrestonin dy vëllezërit Çala të akuzuar për supergrabitjen në Rinas.

Sot, kryeministri Rama ka publikuar pamje nga momenti i arrestimit teksa ka falenderuar policinë.

“Respekt për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje”, shkruan Rama.

Postimi i plotë
👊 Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri.

#RESPEKT për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje🙏


Shtuar 20.03.2020 08:57