Stuhitë “gllabërojnë” jugun e vendit, policia apel qytetarëve

Stuhi dhe reshje të dendura shiu kanë pushtuar të gjithë vendin që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Bregdeti i jugut i ka lënë të gjithë pushuesit në banesat e tyre pasi deti është me dallgë të forta dhe përbën rrezik për jetën.

Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorre uji , e çdo mjet tjeter lundrues qe përdoret me qëllim turzimin) të mos dalin në det deri në qetësimin e situatës.


Shtuar 5.08.2020 08:05