Suedia: E vetmja mënyrë për të mposhtur COVID-19, është imuniteti i tufës!

Suedia është vendi i vetëm i prekur nga COVID-19 që vazhdon jetën sociale dhe ekonomike sikur nuk po ndodh asgje. Sipas vendit skandinav, e vetmja rrugë për t’i dhënë fund kësaj pandemie është prekja dhe imuniteti nga popullsia.

Në Suedi, ku disa direktiva të ministrisë së Shëndetësisë shkojnë pikërisht në këtë drejtim dhe ku në disa rajone infektimi i pjesës më të madhe të popullsisë mbahet si diçka fortësisht e dëshirueshme.

“Pothuajse të gjithë banorët e Norrbotten, ose të paktën një pjesë e madhe e tyre, duhet ta përballojnë infeksionin për disa vite, derisa të transformohet në një grip të zakonshëm, jo më i aftë të na krijojë probleme”, ka shpjeguar Nystedt, duke shtuar se idealja do të ishte që të sëmureshin të parët më të rinjtë, në mënyrë që imuniteti i tufës të arrihet më shpejt.

Eksperti ka sqaruar më tej strategjinë e Qeverisë duke përdorur një metaforë:

“Imagjinoni të ngisni makinën në një rrugë të veçuar dhe rrëshqitëse dhe që papritur të dalë një pengesë. Është e nevojshme të ulni shpejtësinë, por nëse shtypim pak frenat, bëjmë aksident, ndërsa nëse i shtypim fort rrezikojmë të dalim jashtë rruge. Është e rëndësishme të ulim shpejtësinë në pikën e saktë, aq sa të mundemi të zhvillojmë imunitetin e tufës”, përfundoi Nystedt.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur kohët e fundit, epidemiologu më i rëndësishëm suedez, Anders Tegnell e kishte përkufizuar imunitetin e tufës “e vetmja mënyrë për të kaluar pandeminë”.

“Mendoj se të gjitha vendet shpresojnë në imunitetin e tufës, është e vetmja gjë që mund të ndalonte përhapjen e virusit. Vetëm kur një përqindje e mirë e popullsisë të jetë imune shkalla e infektimeve do të fillojë të ulet vetvetiu”, ka thënë Tegnell. /albeu.com/


Shtuar 6.04.2020 19:44