Një pjesë e qytetit të Lezhës është zgjuar pa energji elektrike dhe vijon të mbetet “në errësirë”, si pasojë e reshjeve dhe stuhive të forta të shiut.
Pa energji elektrike kanë mbetur njësitë administrative të Zejmenit, Ungrejt, Kallmet, Blinishtit, Dajçit dhe lagjet “Demokracia” (Gryke-Zeze) dhe “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.
Ndërkohë edhe në jug të vendit, ka pasur përmbytje në disa zona ndërsa pushuesit kanë braktisur bregdetin pasi stuhia e fortë ka shkatërruar çadrat, shezlonget si dhe lokalet pranë.
Kkujtojmë se Policia ka bërë thirrje që të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin në det deri në qetësimin e situatës.