Studimi: Vendet që kanë përdorur vaksinën kundër turbekulozit regjistrojnë më pak vdekje të COVID-19

Ndërkohë që bota po përjeton humbje të mëdha njerëzore, një studim i ri shpjegon rolin e vaksinës së turbekulozit në organizmin e njeriut kundër kësaj sëmundje.

Sipas ekspertëve, vendet me politika të detyrueshme për të vaksinuar popullsinë kundër tuberkulozit regjistrojnë më pak vdekje nga koronavirusi sesa vendet që nuk i kanë ato politika.

Në të paktën gjashtë vende, shkencëtarët po kryejnë prova që përfshijnë dhënien e punonjësve të vijës së parë shëndetësore dhe të moshuarve vaksinën BCG për të parë nëse me të vërtetë mund të sigurojë njëfarë niveli të mbrojtjes kundër koronavirusit të ri.

Dr Otazu, i përfshirë në studim, tha se ai e dinte për studimet që tregojnë se vaksina BCG siguronte mbrojtje jo vetëm të baktereve të tuberkulozit, por edhe llojeve të tjera të viruseve.

Vendet përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut, të cilët kanë arritur të kontrollojnë sëmundjen, kanë politika universale vaksinimi BCG, vaksina e turbekulozit.

Shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar më mirë pse vaksina BCG mund të jetë e efektshme kundër jo vetëm tuberkulozit, por mikrobeve të tjera të sëmundjes.

Edhe nëse vaksina BCG tregohet të jetë efektive, kjo nuk është arsye për ta grumbulluar në masë. “Njerëzit nuk duhet të mbledhin ose të përpiqen të marrin vaksinat BCG ashtu si ata bënë me letrën higjienike,” tha Dr Otazu.

Në çdo rast, vaksina BCG nuk duhet të jetë mjeti i vetëm për të luftuar Covid-19. “Asnjë vend në botë nuk ka arritur të kontrollojë sëmundjen vetëm sepse popullata ishte e mbrojtur nga BCG,” tha Dr Otazu.


Shtuar 3.04.2020 17:32