Autoritetet kineze kanë nisur qysh nga 1 prilli që të publikojnë numrin e rasteve të pacientëve pa shenja të sëmundjes, por që janë pozitiv ndaj Covid-19.
Të dhënat e datës 1 prill, sugjerojnë se si 4 të infektuar në 5 nuk kanë simptoma.
“Shumë ekspertë pretendojnë se raste të pavëzhguara apo pa shenja të infeksionit të koronavirusit, mund të jenë një burim i rrezikshëm ngjitjeje”, thuhet në artikull.
Më konkretisht, duke ju referuar studimit kinez, rezultuan pa simptoma 130 persona nga 166 të identifikuar, ose thënë ndryshe 78%.
Pjesa më e madhe e 36 rasteve pozitive dhe me shenja të sëmundjes, kishin të bënin me persona të hyrë në Kinë nga jashtë shtetit.