Unioni i Këshillave Studentorë i bashkohet sot protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Në njoftimin e tyre thuhet se dënojnë ashpër dhunën e ushtruar ndaj të rinjve ditën e djeshme, dhe i kërkojnë qeverisë të marrë në shqyrtim një orë e më parë kërkesat e tyre, ashtu siç me nxitim morën vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Kësaj proteste pritet t’i bashkohet edhe opozita.Kreu i selisë blu, Lulzim Basha, mblodhi dje kryesinë dhe ish-grupin për t’i dhënë detyrat në mënyrë që të maksimalizohet pjesëmarrja e qytetarëve në protestë.