Categories: Uncategorized

Stresi tregon si i erdhi fundi lidhjes së tij me Keisin dhe arrestimit të tij nga policia

Arrestimi i Stresit në tetor të 2018-tës dhe më pas ndarja nga Keisi, janë dy nga ngjarjet më të bujshme që lidhen me emrin e tij.

Ndarja e papritur nga partnerja është një nga temat që është diskutuar më gjatë dhe ai ka vendosur që të flasë sot e të mos diskutojë më në lidhje me të.

Të lidhura

None found

I ftuar në një emission, reperi ka treguar gjithçka që nga momenti kur u arrestua dhe u kap në hotel me një femër tjetër e deri tek koha kur ai dhe Keisi ndanë rrugët.

Stresi tha se vajza që u kap me të në hotel ka qenë e infiltruar nga policia, për të marrë informacione në lidhje me lëvizjet e reperit. Ai shtoi se emri i saj nuk është përmendur fare as në gjyq dhe se kjo ka qenë disi e çuditshme.

Stresi tha se keqkuptimet me Keisin nisën pas daljes së tij nga burgu dhe për shkak se të tjerët ja tregonin asaj historitë ndryshe.

“Jemi ribashkuar pas burgut. Ajo ka ndenjur aty non stop më ka pritur, nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës e të presësh. Pasi dola u rikuperova shumë shpejt. Ka qenë nata kur erdha në Prishtinë në një emision, aty ndodhi një keqkuptim i madh. Kemi shkuar në hotel 30 djem dhe unë i mbaj mend gjërat shumë mirë. Unë nuk mund të ndaloja dikë të merrte shoqen e tij dhe këtu ndodhi një keqkuptim i madh. Asaj i kanë thënë unë kam qenë ndryshe dhe si duket me zor ka prit, mori avionin dhe iku”, u shpreh Stresi.

“Aktualisht nuk jam me të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua përderisa ka mbiemrin tim akoma. Për një rikthim nuk mund të flas. Unë po ec para, se është dicka o vjen, o s’vjen. Unë jam shumë mirë aktualisht”, tha reperi, duke shtuar se nuk do flasë më për Keisin, sepse ajo ka jetën e saj dhe nuk preferon ta bëjë objekt bisede.

Stresi u shpreh se Keisi u nxitua të bënte një deklaratë në lidhje me të dhe që nuk i shkonte fare, sepse të dy kanë kaluar shumë kohë bashkë. Ai tregoi se vazhdon ta ketë ëndërr që të ketë një fëmijë, pavarësisht nëse do jetë apo jo në lidhje me nënën e fëmijës.

të fundit

Mbahet sot protesta e 30-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës!

Këtë të hënë, 29 qershor 2026 do të mbahet protesta e 30-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje…

15 minutes ago

SHBA dhe Irani bien dakord për një tërheqje të përkohshme pas incidenteve në Ngushticën e Hormuzit, bisedime në Doha të martën

Pas shkëmbimit të zjarrit pranë Ngushticës së Hormuzit gjatë ditëve të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë pranuar të…

16 minutes ago

Moti për sot, 29 Qershor 2026: kthjellime në të gjithë vendin dhe vranësira të pakta pas mesditës

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë…

24 minutes ago

Discover today’s horoscope forecast for June 29, 2026

Dashi Njerëz të tjerë mund të kenë vendosur rregulla të caktuara për t’u ndjekur, por ti e di që je…

25 minutes ago

Zbuloni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme, 29 Qershor 2026

Dashi Njerëz të tjerë mund të kenë vendosur rregulla të caktuara për t’u ndjekur, por ti e di që je…

27 minutes ago

Nga dhimbja e humbjes së prindërve brenda dy vitesh te goli që hyri në histori me Kanadanë: rrugëtimi i Stephen Eustaquios

Në minutën e 90+2-të të ndeshjes së Kanadasë kundër Afrikës së Jugut në raundin e 32-shes të Kupës së Botës,…

2 hours ago