Categories: Uncategorized

Stresi e quajti të shtrenjtë, Keisi e lumtur me mbiemrin?

Arrestimi i Stresit në tetor të 2018-tës dhe më pas ndarja nga Keisi, janë dy nga ngjarjet më të bujshme që lidhen me emrin e tij. Ndarja e papritur nga partnerja është një nga temat që është diskutuar më gjatë dhe ai ka vendosur që të flasë më në lidhje me të.

I ftuar në emisionin “NIN” në “Klan Kosova”, reperi ka treguar gjithçka që nga momenti kur u arrestua dhe u kap në hotel me një femër tjetër e deri tek koha kur ai dhe Keisi ndanë rrugët. Stresi tha se vajza që u kap me të në hotel ka qenë e infiltruar nga policia, për të marrë informacione në lidhje me lëvizjet e reperit. Ai shtoi se emri i saj nuk është përmendur fare as në gjyq dhe se kjo ka qenë disi e çuditshme.

Të lidhura

None found

Stresi tha se keqkuptimet me Keisin nisën pas daljes së tij nga burgu dhe për shkak se të tjerët ja tregonin asaj historitë ndryshe.

“Jemi ribashkuar pas burgut. Ajo ka ndenjur aty non stop më ka pritur, nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës e të presësh. Pasi dola u rikuperova shumë shpejt. Ka qenë nata kur erdha në Prishtinë në një emision, aty ndodhi një keqkuptim i madh. Kemi shkuar në hotel 30 djem dhe unë i mbaj mend gjërat shumë mirë. Unë nuk mund të ndaloja dikë të merrte shoqen e tij dhe këtu ndodhi një keqkuptim i madh. Asaj i kanë thënë unë kam qenë ndryshe dhe si duket me zor ka prit, mori avionin dhe iku”, u shpreh Stresi.

“Aktualisht nuk jam me të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua përderisa ka mbiemrin tim akoma. Për një rikthim nuk mund të flas. Unë po ec para, se është dicka o vjen, o s’vjen. Unë jam shumë mirë aktualisht”, tha reperi, duke shtuar se nuk do flasë më për Keisin, sepse ajo ka jetën e saj dhe nuk preferon ta bëjë objekt bisede.

Stresi u shpreh se Keisi u nxitua të bënte një deklaratë në lidhje me të dhe që nuk i shkonte fare, sepse të dy kanë kaluar shumë kohë bashkë. Ai tregoi se vazhdon ta ketë ëndërr që të ketë një fëmijë, pavarësisht nëse do jetë apo jo në lidhje me nënën e fëmijës.

Pas deklaratave të tij në emision, Keisi reagoi duke treguar kartën e punës ku kishte mbiemrin e vajzërisë dhe duket se i pëlqen më shumë se Lushaj. “Karta më e bukur në kompani”, shkruan ajo.

Ky mund të jetë një thumbim i hapur për reperin por mbetet për tu parë nëse do ketë rikthim mes tyre apo Keisi do e ndryshojë mbiemrin edhe në letrat e tjera.

të fundit

Lewandowski drejt Chicago Fire, marrëveshja e mbyllur dhe zyrtarizimi pranë

Ndërsa të gjithë sytë e botës së futbollit janë të fokusuar tek ngjarjet e Kupës së Botës, eksperti i njohur…

1 hour ago

The owner of Zanussi who held a customer hostage in Tirana, who is Sefedini?

Ju prezantojmë me Sefedinin, pronari që mori peng klienten në Tiranë [...] Read More... The post Pronari i Zanusit që…

2 hours ago

Habjon Hasani Mocks “Albanian Files”: It Could Turn Into an Indictment Against Rama

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar debatet rreth katalogut arkitekturor “Albanian Files”, duke e lidhur atë me kryeministrin Edi Rama. Në…

2 hours ago

Tuchel përshëndet rekordin e Harry Kane: Synimi i tij mbetet fitimi i Kupës së Botës

Thomas Tuchel është shprehur i kënaqur që Harry Kane theu rekordin e golave me Anglinë në Kupën e Botës në…

2 hours ago

Pronari i Zanusit që mbajti peng një kliente në Tiranë, kush është Sefedini?

Ju prezantojmë me Sefedinin, pronari që mori peng klienten në Tiranë [...]Read More...

2 hours ago

Habjon Hasani ironizon “Albanian Files”: Mund të kthehet në aktakuzë ndaj Ramës

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar debatet rreth katalogut arkitekturor “Albanian Files”, duke e lidhur atë me kryeministrin Edi Rama. Në…

2 hours ago