Ditën e djeshme në “Air Albania Stadium” në ndeshjen mes Tiranës dhe Kukësit u dëmtuan rreth 200 stola.
FSHF-ja dhe dy klubet kanë reaguar ditën e sotme pas ktij akti vandal, por akoma më i ashpër ka qenë reagimi i fundit nga Kryeministri Rama i cili ka kërkuar që autorët të mbyllen pas hekurave dhe të mos lejohen më kurrë nëpër stadiume.
“Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT👊”- shkruan Rama. /albeu.com/