Specialisti: Skandal në Shqipëri, nuk dihet akoma prejardhja dhe marka e kiteve

“Ka patur mungesë transparence, si përsa i përket prejadhjes së kiteve dhe markës së tyre, ku nuk u bë asnjëherë e ditur e vërteta…”

Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për situatën e Covid-19, si është menaxhuar nga Shqipëria dhe Gjermania, vendi ku ai jeton, si po kryhen testimet dhe sa të sigurta janë.

Të lidhura

None found

Dasho hodhi akuza se në Shqipëri kjo situatë u shfrytëzua për propagandë dhe që sipas tij ka mungesë transparence për prejardhjen e kiteve dhe markën e tyre.

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, një shqetësim që ndau Dasho ishte edhe çmimi i lartë i testeve.

“Po ndjek zhvillimet në dy vendet dhe duke e parë situatën mund të them se në Shqipëri është shfrytëzuar për propagandë, që i serviret publikut si sukses.

Në fillimet e epidemisë, thuhej se Shqipëria ishte 10 herë më mirë se Italia dhe 5 herë më mirë se Gjermania. Ndërkohë që në korrik dhe gusht, Shqipëria u rendit ndër 5 vendet me numër të lartë të vdekshmërisë në Europë.

Ka patur mungesë transparence, si përsa i përket prejadhjes së kiteve dhe markës së tyre, ku nuk u bë asnjëherë e ditur e vërteta. Sot nuk dihet se çfarë kitesh janë përdorur, nga Ministria e Shëndetësisë është deklaruar se kanë shkallë gabimi 30% dhe kjo është skandaloze, pasi kjo deklarohej nga Kina në javët e para të covid-19”-tha Erion Dasho.


Shtuar 23.09.2020 20:26