Specialisti: Pas tërmetit në nëntor, në Shqipëri janë ndjerë 3000 lëkundje

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit të shkuar, përjetuam pandeminë nga Covid 19. Tani duket sikur aktiviteti sizmik ka rifilluar duke shkaktuar me të drejtë frikë tek të gjithë ne.

“Magnituda e tërmetit të djeshëm ishte 4.2 dhe me intensitet rreth 5.5 ballë. Epiqendra ishte në fshatin Kuraten, të njësisë administrative Ishëm, në Durrës. Rreth 6 km në brendësi të tokës, jo në det”, Rexhep Koçi, përgjegjës i qendrës së monitorimit, IGJEUM, shkruan TCH.

“Doja të theksoja, se kemi të bëjmë me një aktivitet pastërmetor, që pritet të zgjasë rreth 1 vit.

Që nga tërmeti i 26 nëntorit ka patur rreth 3000 pastërmete, por rreth 1100 kanë qenë me atë ndjeshmëri, si ai dje.

Dje na erdhën në sallë shumë telefonata nga njerëz të thjeshtë dhe media.

Kjo pasi njerëzit janë shumë në ankth, nga tërmeti, epidemia dhe sërish tërmeti. Por ne u themi sot, që nuk ka vend për panik”, shton ai më tej.


Shtuar 9.06.2020 14:41