Spanja është një tjerër shtet i cili po përballet ashëpr me koronavirusin. Deri më tani numërohen 1700 viktima teksa numri i të prekurve ka kaluar 28 mijë.
E pikërisht në një situatë të tillë, një qendër konferencash në Madrid po shndërrohet në spital.
Spitali ka 5500 shtretër dhe është më i madhi i këtij lloji në Europë. Këtë fundjavë aty do vendosen 300 persona.
Kujtojmë se Spanja është vendi më i goditur në Europë pas Italisë.