Spaho: Ka pasur raste qysh në shkurt me Covid-19, shteti u kap i papërgatitur

Në një lidhje direkte nën-kryetari i PD-së, Edmond Spaho tha se epidemia nuk u kap në kohë në kohë nga qeveria, pavarësisht gjithë paralajmërimeve.

Spaho u shpreh se sot ka të dhëna zyrtare që tregojnë se organet shtetërore e kanë pikasur raste me koronavirusi qysh në 28 shkurt.

Spaho shtoi se shteti ynë u kap i papërgatitur nga ana shëndetësore dhe ekonomike në lidhje më këtë pandemi.

Spaho: Është fakt sot që epidemia nuk u kap në kohë, pavarësisht gjithë paralajmërimeve. Qeverisë iu tha qysh në shkurt të merreshin masa, por qeveria thoshte që është thjeshtë një grip i thjeshtë.

Por sot ka të dhëna zyrtare që tregojnë se organet shtetërore e kanë pikasur raste me koronavirusi qysh në 28 shkurt. Po ashtu ka edhe përfaqësues që janë në komitetin emergjencës që thonë se edhe në janar ka pasur raste. Biles mjekë në QSUT shprehen se në periudhën dhjetor-janar ka pasur raste atipike me bronko pneumoni.

Shteti ynë u kap i papërgatitur nga ana shëndetësore dhe ekonomike në lidhje më këtë pandemi. Të gjitha maskat që ishin në dispozicion dolën të skaduara. U munduan që ta shisnin këtë si dika të parëndësishme. Nuk i kishte kite të mjaftueshme dhe nuk kishte mjete mbrojtëse për personelin mjekësor.

Fakti që epidemia menaxhohet vetëm nga spitali Infektiv në Tiranë, tregon që kemi qenë të papërgatitur për të bërë të mundur shtrirjen e të infektuarve edhe në zonën e Veriut e Jugut. Po kështu pajisjet për respiratorë janë mjaft të pakët. Fondet për Shëndetësinë u alokuan me shumë vonesë, vonesa erdhi pasi u kryen tenderat për kitet dhe respiratorët me shumë shpejtësi.


Shtuar 21.04.2020 14:58