Sot vetëm 5 raste të reja, cilat vatra janë akoma aktive në vend

5 raste të reja me COVID-19 u zbuluan në 24 orët e fundit në vend, duke pësuar kështu një ulje nga dita e djeshme.

Personat janë kryesisht familjarë ose të afërm të rasteve të mëparshme.

Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojne në vazhdimësi rastet aktive me Covid19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 55
Durrës 47
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1 /albeu.com/


Shtuar 21.05.2020 09:11