Sot pati rritje të rasteve me COVID-19, Tritan Kalo tregon arsyen

Sot në mesditë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 17 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Pra pati një rritje të ndjeshme të rasteve, krahasuar me ditët e fundit.

Ndërkohë mjeku Tritan Kalo përgjatë një interviste për “Abc News” mbrëmjen e sotme, tregoi arsyen se përse pati rritje të rasteve pozitive.

Sipas Kalos, ndërgjegjësimi nga ana e qytetarëve është anashkaluar.

“Unë jo vetëm përmes kronikave televizive, por kam zbritur dhe vetë dhe kam parë që ndërgjegjësimi është anashkaluar dhe kjo tregohet me rritjen e numrit të rasteve të reja dhe shfaqja e një vatre të re në Kamëz.

Shqiptarët duhet t’i respektojnë masat, pasi çdo gjë është në dëm të shëndetit tonë.

Fatmirësisht kapacitetet spitalore nuk janë konsumuar pasi kemi kapacitetet e duhura dhe janë të përgatitura për flukse, por e rëndësishme është të mos kemi shtim fluksesh.

Nuk duhet të testojmë sistemin shëndetësor, por duhet të testojmë veten tonë”, u shpreh mjeku i njohur.


Shtuar 5.05.2020 20:02