Skënder Brataj: Dy muaj me maska zhdukin koronavirusin

Shefi i Ugjencës kombëtare, Skënder Brataj ka zbuluar se si mund të shuhet koronavirusi duke cituar një shkencëtar amerikan, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

Sipas tij, sëmundja mund të zhduket krejtësisht vetëm falë masave mbrojtëse.

Duke folur në studion e A2, tha se nëse njerëzimi do të mbante maska për dy muaj, shifrat e ínfektimeve do të bien.

“Sipas një shkencëtari amerikan, nëse për dy muaj gjithë njerëzimi do të mbante maska, koronavirusi do të zhdukej.

Është shumë e rëndësishme mbajtja e saj dhe sipas studimeve të tjera tregon se mund të ulë përhapjen e infeksionit në masën 70%”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se ecuria e infektimeve do të jetë në dorën e qytetarëve.


Shtuar 16.07.2020 17:16