Skandaloze! Si u publikuan tezat e provimit të Maturës Shtetërore para provimit (FOTO LAJM)

“Nuk është rrjedhje informacioni, është një mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit…”

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka denoncuar shpërndarjen e tezave të provimeve të maturës, nëpër grupe Whatsapp-it ndërsa thotë se minitrja e Arsimit, Besa Shahini e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj.

Sipas tij fletët janë shpërndarë nëpër grupe para zhvillimit të provimit, ndërsa thekson se është i shtati vit radhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni.

Postimi i plotë:

Këto janë tezat e provimit të Maturës Shtetërore, të cilat janë publikuar dhe dërguar nëpër grupe Whatsapp-i para se provimi të mbahej.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfundimisht e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Besa Shahini vazhdon të shkojë nga dështimi në dështim!

Është i shtati vit radhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni.

Nuk është rrjedhje informacioni, është një mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit.


Shtuar 11.06.2020 14:41