Ndërkohë që qeveria ka marrë masa të rrepta për të parandaluar përhapjen në masë të koronavirusit, covid-19, bizneset vazhdojnë të shkelin urdhërat e qeverisë.
Një rast skandaloz është zbuluar në Durrës, ky një Call Center vazhdonte punën me punonjësit të cilët punonin pa maska.
None found
Policia njofton se call center-i, në lagjen nr. 1, Durrës, me përfaqësuese të autorizuar shtetasen M. Z, pas kontrollit u konstatua se punonjësit nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse. Ky subjekt ka marrë masën administrative 700 000 lekë.
Ndërsa lokali nën administrimin e shtetases Sh. A., 51 vjeçe, me emërtimin “Bar-kafe”, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.
Njoftimi i Policisë:
Ndëshkohen me masë administrative, administratori i një call center-i dhe i një lokali
Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, nga ana e Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës, gjatë kontrollit të qytetit, për zbatimin e Telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit me Nr. 1952 Prot., datë 10.03.2020 për “Moslejimin e grumbullimeve në ambientet e hapura dhe të mbyllura”, si dhe aktit normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, gjatë ditës të sotme janë konstatuar subjektet si më poshtë:
•Subjekti call center, në lagjen nr. 1, Durrës, me përfaqësuese të autorizuar shtetasen M. Z. Pas kontrollit në ambientet e brendshme të këtij subjekti u konstatua se punonjësit nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse. Ky subjekt ka marrë masën administrative 700 000 lekë.
•Lokali nën administrimin e shtetases Sh. A., 51 vjeçe, me emërtimin “Bar-kafe”, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.
Policia u bën thirrje qytetarëve t’u binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, për të mirën e përbashkët.
Lista Studentore është fituese e zgjedhjeve të djeshme të parakohshme parlamentare në Serbi. Rezultatet e votimit sipas rajoneve, të publikuara…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për shtetin që nuk mundi ta mbronte Arlinda…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar drejtësi, përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale për vrasjen e Arlinda…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se fjalët e Arlinda Zekajt, e cila u vra dje teksa…
Për herë të parë në historinë e saj, ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë” po mbahet në…
Piktori i njohur, Sani Bajrami, ishte sot i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku tregoi se…