Categories: kosovë

Nagavci kërkon sqarime për vrasjen e Arlinda Zekajt: Kush e trajtoi letrën e saj?

Arbërie Nagavci, kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar drejtësi, përgjegjësi dhe llogaridhënie nga institucionet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila u mbajt për këtë rast, ajo ngriti pikëpyetje mbi reagimin e institucioneve pas kërkesës së viktimës për ndihmë dhe paralajmërimeve të saj për rrezikun që i kanosej, raporton KosovaPress.

Nagavci deklaroi se Zekaj i kishte dërguar një letër urgjente Prokurorisë Themelore në Pejë, përmes së cilës kërkonte ndërhyrje të menjëhershme.

Të lidhura

None found

“Rasti para nesh është një tragjedi që kërkon drejtësi, përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale. Kjo seancë nuk duhet të shërbejë vetëm për dënimin e një krimi të rëndë, por edhe për të kërkuar përgjigje nga institucionet që kishin detyrimin ligjor ta mbronin. Ajo kërkoi ndihmë, paralajmëroi për rrezikun dhe besoi se institucionet e Kosovës do ta dëgjonin e do të vepronin. Për këtë arsye, iu drejtua me një letër urgjente Prokurorisë Themelore në Pejë, duke kërkuar masa të menjëhershme”, tha Nagavci.

Duke iu referuar përmbajtjes së letrës, shefja e deputetëve të LVV-së tha se Arlinda Zekaj kishte paralajmëruar se institucionet mund të detyroheshin të jepnin llogari vetëm pasi ajo të humbte jetën.

“Në fund të letrës së saj ishte shkruar: ‘uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse, të detyroheni të jepni llogari, vetëm pasi të jetë marrë jeta ime’. Është e dhimbshme dhe tronditëse që sot po diskutojmë pikërisht për atë që ajo kishte paralajmëruar. Çfarë ndodhi me letrën e saj? Kush e shqyrtoi dhe cilat masa mori Prokuroria? A u trajtua me seriozitet rreziku i paralajmëruar prej saj? A u zbatua urdhri gjyqësor që ajo përmendte dhe, nëse jo, kush mban përgjegjësi për moszbatimin e tij? Prokuroria nuk mund të kufizohet vetëm në reagimin pas kryerjes së krimit. Ajo duhet të veprojë me urgjencë kur ka paralajmërime konkrete për rrezik ndaj jetës”, u shpreh Nagavci.

Arlinda Zekaj u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. Për këtë vrasje, i dyshuar është kunati i saj.

Informacionet e para tregojnë se ngjarja ndodhi në banesë, ndërsa dyshimet janë se viktima u vra me sëpatë.

të fundit

Mitrovica: A.S.’s pretrial detention extended by two more months over the killing of a 37-year-old man

Gjykata ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit të pandehurit A.S. për vrasjen e një 37-vjeçari dhe…

22 seconds ago

VIDEO/ Students burn portraits of Rama and Vučić in front of the Prime Minister’s Office: Resignation is non-negotiable

Studentët që protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama kanë zgjedhur ironinë për të përcjellë mesazhet e tyre, përmes pankartave dhe shkrimeve…

1 minute ago

Luçiano Boçi: Public anger cannot be stopped by violence; Rama has felt the shock and his downfall could be more painful than Vučić’s

Në një intervistë për News24, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi komentoi zhvillimet politike në vend, protestat studentore dhe situatën…

2 minutes ago

After lung surgery, Pope Leo XIV prepares to visit the Americas: A continent of special importance in my life

Disa javë pas ndërhyrjes kirurgjikale, Papa Leone XIV po e rimerr veten mirë dhe gradualisht po i kthehet ritmit të…

2 minutes ago

Behgjet Pacolli leaves SPAK after seven hours: I reported the penalization and injustices surrounding Vlora Airport

Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas rreth shtatë orësh qëndrimi dhe marrjeje në pyetje. Në…

3 minutes ago

VIDEO/ Studentët djegin portretet e Ramës dhe Vuçiçit para Kryeministrisë: Dorëheqja nuk diskutohet

Studentët që protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama kanë zgjedhur ironinë për të përcjellë mesazhet e tyre, përmes pankartave dhe shkrimeve…

6 minutes ago