Lista Studentore doli fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara dje në Serbi.
Të dhënat e publikuara nga Komisioni i Zgjedhjeve i Serbisë për rezultatet sipas rajoneve tregojnë se Partia Progresive Serbe pësoi humbje në thuajse të gjitha zonat e vendit. Ndërkohë, Partia Socialiste e Serbisë arriti të kalojë pragun zgjedhor vetëm në disa pjesë, mes tyre edhe në zonat ku votuan serbët e Kosovës.
None found
Në Kosovë, lista “Serbia e Bashkuar”, e drejtuar nga Aleksandar Vuçiq, mori 24 mijë e 344 vota, ose 71,63% të votave, raporton Televizioni N1.
Lista Studentore u rendit pas saj me 7 mijë e 167 vota, duke siguruar 21,09% të totalit.
Forca politike e Ivica Daçiqit, Partia Socialiste, e cila në pjesën më të madhe të Serbisë nuk arriti të kapë pragun prej 3%, në Kosovë mori 1 mijë e 75 vota, ose 3,16%.
Në Mitrovicën e Veriut, lista e Vuçiqit siguroi 2 mijë e 721 vota, që përbëjnë 61,76% të votave. Lista Studentore mori 1 mijë e 415 vota, ose 32,12%, ndërsa SPS-ja e Daçiqit u votua nga vetëm 54 persona.
Gjykata ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit të pandehurit A.S. për vrasjen e një 37-vjeçari dhe…
Studentët që protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama kanë zgjedhur ironinë për të përcjellë mesazhet e tyre, përmes pankartave dhe shkrimeve…
Në një intervistë për News24, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi komentoi zhvillimet politike në vend, protestat studentore dhe situatën…
Disa javë pas ndërhyrjes kirurgjikale, Papa Leone XIV po e rimerr veten mirë dhe gradualisht po i kthehet ritmit të…
Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas rreth shtatë orësh qëndrimi dhe marrjeje në pyetje. Në…
Studentët që protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama kanë zgjedhur ironinë për të përcjellë mesazhet e tyre, përmes pankartave dhe shkrimeve…