Sani Bajrami, piktori i njohur, ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo, ku foli për portretin e studentit Klevis Meta. Studenti u arrestua gjatë protestave të dhunshme pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa fotografia e tij u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.
Bajrami shpjegoi se përmes kësaj vepre nuk synonte të paraqiste vetëm Klevisin, por edhe mijëra studentët e tjerë që morën pjesë në protestë.
None found
“Nuk doja të realizoja thjesht një portret të vetëm, por që secili të gjente veten në të. Nuk e prisja këtë vëmendje kaq të madhe. Videon e ka bërë motra ime, sepse pikturat i publikoj pasi i përfundoj. Ajo kishte ardhur për vizitë, më tregoi videon dhe mendova: pse të mos tregoj procesin?”, u shpreh piktori.
I pyetur se cili detaj i imazhit të Klevisit e kishte prekur më shumë, Sani tha se ishte përfshirë emocionalisht nga ajo që po ndodhte.
“Gjithmonë përpiqem ta riprodhoj imazhin në mënyrë sa më të vërtetë. Të shihje një student me pranga ishte diçka që të ngjallte emocion, por në fakt ka qenë prekëse për të gjithë. Synimi nuk ka qenë që kjo të ndahej”, deklaroi ai.
Gjatë intervistës, Bajrami ndau edhe bisedën që kishte zhvilluar me nënën e studentit.
“Ishte një moment befasues. E kuptova se ajo kishte frikë të më thoshte që bëhej fjalë për djalin e saj. Më tregoi se, mes gjithë kësaj ngjarjeje ku ishte përfshirë i biri, vetëm kjo pikturë e kishte gëzuar dhe se dëshironte të më takonte. Shpresoj ta takoj, pasi do të qëndroj disa ditë këtu”, tha piktori.
Ai shtoi se e kishte habitur fakti që nëna e studentit kishte mohuar se Klevisi ishte djali i saj.
“Pse duhet të kenë studentët kaq shumë frikë për të shprehur pakënaqësitë e tyre gjatë kësaj proteste?”, përfundoi Sani Bajrami.
Gjykata ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit të pandehurit A.S. për vrasjen e një 37-vjeçari dhe…
Studentët që protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama kanë zgjedhur ironinë për të përcjellë mesazhet e tyre, përmes pankartave dhe shkrimeve…
Në një intervistë për News24, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi komentoi zhvillimet politike në vend, protestat studentore dhe situatën…
Disa javë pas ndërhyrjes kirurgjikale, Papa Leone XIV po e rimerr veten mirë dhe gradualisht po i kthehet ritmit të…
Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas rreth shtatë orësh qëndrimi dhe marrjeje në pyetje. Në…
Studentët që protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama kanë zgjedhur ironinë për të përcjellë mesazhet e tyre, përmes pankartave dhe shkrimeve…