Një inspektore e Policisë shqiptare me iniciale F.Z 29 vjeçe është kapur me doza kokaine në provincën e Milanos në Itali.
Inspektorja e policisë shqiptare është ndaluar gjatë një kontrolli rutinë rrugor.
Ajo po udhëtonte në bordin e një automjeti të marrë me qira të tipit “Renault Clio” se bashku me një shqiptar me inicialet C.A 29 vjeç.
Në një vend të fshehur nën timonin e automjetit janë gjetur 38 gramë kokainë e ndarë në 76 doza e 1430 euro cash.
Media italiane informon se shtetasja shqiptare F.Z 29 vjeç me profesionin inspektore e Policisë së Shtetit Shqiptar rezulton të ketë rezidencë në komunën Garbagnate në provincën e Milanos.
Inspektorja e policisë shqiptare kapet në Itali me kokainë
