Skandaloze! Gruaja që thirri “Rama ik” dhunohet në polici: Kam shenja në trup! (FOTO LAJM)

Pas seancës së sotme parlamentare, një grua ka thirrur jashtë Kuvendit “Rama ik, o hajdut, o kriminel, o drogaxhi”.

Ndërkohë që kryeministri dëgjonte fjalët e zonjës në fjalë, ndërhyri me shpejtësi garda për ta larguar.

Mësohet se gruaja është identifikuar si Violeta Gecaj e cila ka dhënë dëshminë e saj pas shoqërimit në komisariat.

Në një intervistë për faxnews, ajo deklaron se është dhënuar dhe madje ka edhe shenja në trup.

“Janë jashtë çdo lloj rregulli jashtë çdo lloj profesionalizmi. I kam unë shenjat në trup dhe hematomat që më kanë bërë policët e shtetit.

Unë protestova për hallet e mia ekonomike, jemi të papunë, jemi të pastrehë, kam qeranë pa paguar dhe mund të më nxjerrë pronari jashtë.

Kam një fëmijë të aksidentuar të cilin më duhet ta operojë. Kam shkrujt në portalin e bashkëqeverisjes, kam sshku te zyra e punës, por askush nuk më jep zgjidhje.

Pse duhet të shoqërohesh dhe të dhunohesh kur po flet dhe proteston për hallet e tua ekonomike.

Në komisariatin numër 1 nuk më marrin dëshminë për dhunën që kanë ushtruar policët e shtetit. Pse unë thashë Rama ik më kanë marrë dhe më kanë tërhequr zvarrë, gjithë Tirana e ka parë këtë”.- tha Gecaj. /albeu.com/


Shtuar 5.10.2020 15:06